I kërkuan 10 mijë euro për mospublikim të videos intime, arrestohen të dyshuarit

E publikuar: 04/07/2018 14:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë pasi kanë shantazhuar një person tjetër me publikimin e një video-incizimi intim.
Sipas raportit policor, një burrë dhe një grua kanë kërkuar shpërblim për mos publikimin e video incizimit intim të viktimës, 10 mijë euro.

Pas hetimeve policore dhe identifikimit të personave të dyshuar, këta të fundit janë arrestuar dhe janë intervistuar në prezencën e avokatit.

Me vendim të prokurorit dy të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.