I ishte dërguar ushqimi i ftohtë dhe me vonesë, kërkoi t’i ktheheshin paratë – pronarja e restorantit e godet në kokë (Video)

E publikuar: 15/02/2018 19:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një punëtore e një restoranti kinez është kapur duke e goditur një klient të habitur në kokë, pasi ai kërkoi kthim të parave.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një 25-vjeçar i cili u qëllua nga një grua në një restorant në Romford, Essex.

Anëtarja e stafit të restorantit mund të shihet qartë duke e goditur atë në kokë, pasi ai i kërkoi paratë prapa.

Zënka thuhet të ketë shpërthyer pasi që klienti i paidentifikuar ktheu ushqimin e porositur nga restoranti, duke kërkuar 40 funtet e paguar.

Kjo pasi që, sipas tij, ushqimi ishte i ftohtë dhe ishte dërguar rreth gjysmë ore me vonesë. /Telegrafi/