I infektuari me koronavirus sillet nëpër Prishtinë, rrihet nga disa persona të panjohur

E publikuar: 15/07/2020 10:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person i infektuar me koronavirus në Prishtinë nuk i ka respektuar rregullat e vetizolimit, por ka dalë në rrugë ku edhe u sulmua fizikisht nga persona të panjohur.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 15:00 në Prishtinë. I infektuari është dërguar në QKUK dhe me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i cili ishte pozitiv me virusin Covid -19 nuk i është përmbajtur rregullave dhe vendimeve të Qeverisë  për vetë izolim, është hasur në rrugë ku ishte sulmuar fizikisht nga persona të panjohur. I njëjti është dërguar në QKUK ndërsa me urdhër te prokurorit është  iniciuar lënda”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./GS/