I infektuari me koronavirus në Podujevë erdhi nga Italia para dhjetë dite

E publikuar: 15/03/2020 22:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës bën të ditur se rasti pozitiv me Covid 19 që ka rezultuar në Podujevë është i gjinisë mashkullore.

“Rasti tjetër është nga Komuna e Podujevës, i gjinisë mashkullore, me moshë 62 vjeç i ardhur direkt nga Italia më 05.03.2020 nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari“”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.