I heqin tumorin prej rreth 60 kg (Foto)

E publikuar: 05/05/2018 00:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njëzet kirurgë kanë hequr një tumor ovarian prej rreth 60 kilogramë nga një grua, 38- vjeçare, e cila mbeti në karrige me rrota dhe nuk mund të ushqehej nga gunga që u rrit 4.5 kg në javë.

Pacientja ishte prekur nga sëmundja në vitin e kaluar, por gjendja e saj u përkeqësua tepër dhe në shkurt të këtij viti tumori ishte rreth 60 kg dhe po i shtypte traktin e frymëmarrjes.

Pesha e madhe e tumorit bëri gruan të paaftë për të ngrënë, apo edhe për të ecur për javë të tëra.

Operacioni për largimin e tumorit nga barku i saj zgjati pesë orë. Ky është tumori më i madh i hequr ndonjëherë.

Operimi është kryer në spitalin Danbury në SHBA. Tash kirurgët janë duke studiuar tumorin për të kuptuar arsyen e rritjes së tij të shpejtë, ndërkohë që pacientja është në gjendje të mirë shëndetësore.

Tumoret e vezoreve janë të vështira për t’u zbuluar, pasi simptomat e tyre kanë tendencë të imitojnë kushte të tjera, më pak serioze, si dhimbje menstruale ose dispepsi.

Tumori i këtij pacienti, një tumor mucinous, është mjaft i zakonshëm, duke përbërë më shumë se një të tretën e tumoreve ovariane.

Ata janë veçanërisht të zakonshme në mesin e duhanpirësve dhe ata që kanë lënë duhanin.

Shumica dërrmuese e tyre 75 për qind janë benjine, siç ishte rasti me këtë.

Dallimi midis tumoreve mucinoze dhe tumoreve të tjera të vezoreve është se ato tentojnë të mbushen me mukus, duke i bërë ato zakonisht shumë të mëdha dhe të rënda.