I fut në borxhe pandemia qytetarët e Kosovës

16.05.2020 09:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
I fut në borxhe pandemia qytetarët e Kosovës

Që nga momenti kur janë shënuar rastet e para me koronavirus në Kosovë në muajin mars një pjesë e madhe e qytetarëve ka filluar mos të paguaj borxhet ndaj kompanive publike që ofrojnë shërbime për konsumatorët.

Vetëm në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit ‘Prishtina’ nga e cila furnizohen me ujë tetë komuna të Kosovës, përfshirë kryeqytetin Prishtinën, janë krijuar borxhe nga konsumatorët në vlerë prej mbi 1 milion euro vetëm për dy muaj.

Sokol Xhafa, ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv të kësaj kompanie, tha se në muajin mars dhe prill kanë pasur rënie të madhe të inkasimit.

Sipas tij, nga një nivel prej 90 për qind e inkasimit është shënuar rënie në 50 për qind dhe kjo shton Xhafa është shqetësuese.

“Nëse flasim në vlerë monetare 1.2 milionë euro që janë faturuar në muajin mars janë pagur afërsisht 690 mijë dhe nuk janë pagur mbi 510 mijë euro fatura të ujit, kurse në muajin prill nga mbi 1 milionë euro që janë faturuar janë paguar vetëm 520 mijë euro”, thotë Xhafa, duke shtuar se kjo është vlera më e ultë e inkasimit që është regjistruar viteve të fundit.

Mesatarja e pagesës së një faturës të ujit për një familje varion nga 10 deri në 12 euro.

Vetëm 5 për qind e konsumatorëve paguan faturën e mbeturinave

Borxhe brenda dy mujave ndonëse kanë marrë shërbime konsumatorët janë krijuar edhe në Kompaninë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi”, e cila kryen shërbime në Prishtinë dhe në gjashtë komuna të tjera të Kosovës.

Gjatë mujave të pandemisë me koronavirus kësaj kompanie konsumatorët nuk i kanë paguar faturat që kapin vlerën e 1.2 milionë euro.

Arbnore Ademi zëdhënëse në këtë kompani thotë se 95 për qind e konsumatorëve nuk kanë bërë pagesën.

“Nëse flasim për shifra në tre muajt e fundit kompania ‘Pastrimi’ është dëmtuar për mbi 1 milionë euro nga rënia e inkasimit që është vlerë e madhe. Prandaj ju bëjmë thirrje qytetarëve që të kryejnë obligimet e veta në mënyrë që të kemi më të lehtë të funksionojmë dhe të kryejmë shërbime në këtë kohë pandemie”, thotë Ademi.

Fatura mujore për shërbimet që ofron kjo kompani është prej afër 5 euro.

Faturat e rrymës po paguhen

Derisa shumë qytetarë nuk paguajnë faturat e ujit dhe mbeturinave, faturat e energjisë nuk i lënë pa i paguar.

Zëdhënësi i Distribucionit të Furnizimit me Energji Elektrike, Viktor Buzhala, thotë se në fillim të pandemisë me koronavirus qytetarët nuk kanë bërë pagesat, por që tani gjendja është shumë më e mirë.

“Ne i kemi rreth 600 mijë konsumatorë ndonjë nga ta edhe mund të vonohet në pagesën e tyre, por në përgjithësi situata është normale duke u bazuar në rrethanat që i kemi me pandeminë”, thotë Buzhala.

Arsyet e mos pagesave, zyrtarë të kompanive, vlerësojnë të jenë bërë për shkak të kufizimit të orarit të lëvizjeve, pasi që në të shumtën e rasteve këto pagesa kryhen në zyrat e kompanive, por në disa raste mund të bëhen edhe online.

Po ashtu, përfaqësuesit e këtyre kompanive, thonë se mund të ketë pasur raste që këto fatura mund të mos jenë paguar për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, ku shumë qytetarë mund të kenë mbetur pa punë dhe pa të ardhura mujore, gjë që thonë ata ‘për raste të tilla kanë mirëkuptim’.

Pas pandemisë, borxhlinjtë shkyçen nga shërbimet

Mospagesa e faturave të shërbimeve që marrin qytetarët nga këto kompani vë në rrezik funksionimin e tyre.

Sokol Xhafa, ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit ‘Prishtina’, thotë se obligimet që qytetarët kanë ndaj kompanisë duhet t’i bëjnë, ose pas përfundimit të pandemisë do të marrin masa ndaj borxhlinjve.

“Në kohë të pandemisë nuk është se po ekzekutojmë shkyçje për shkak të mospagesës. Në momentin që përfundon pandemia dhe kthehet në normalitet situata, ne do t’i bëjmë thirrje konsumatorëve që të paguajnë dhe nëse ata nuk përgjigjen atëherë do të bëhet shkyçja ose do të fillojnë procedurat përmes përmbaruesve”, thotë Xhafa.

Kompanitë e shërbimeve komunale në Kosovë, në vazhdimësi kanë hasur në probleme të inkasimit të mjeteve nga qytetarët. Borxhet në këto kompani janë të mëdha edhe para situatës së krijuar nga pandemia COVID-19. /rel/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Edhe 12 të shëruar dhe gjashtë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Edhe 12 të shëruar dhe gjashtë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Thaçi i shokuar me “amaterizmin e Bordit të përkohshëm të KEK-ut dhe servilëve të tyre”

Thaçi i shokuar me “amaterizmin e Bordit të përkohshëm të KEK-ut dhe servilëve të tyre”

Nis peticioni i VV-së me kërkesën për zgjedhje

Nis peticioni i VV-së me kërkesën për zgjedhje

Mrekullia në Suedi/ 27 vjeçarja me CoVid-19 nga Vlora lind teksa ishte në koma, zgjohet pas 20 ditësh

Mrekullia në Suedi/ 27 vjeçarja me CoVid-19 nga Vlora lind teksa ishte në koma, zgjohet pas 20 ditësh

Në dukje një çift normal, zbrazin 20 plumba ndaj policëve (VIDEO)

Në dukje një çift normal, zbrazin 20 plumba ndaj policëve (VIDEO)

6 zyrtarë të MI-së morën paga shtesë për mbikëqyrjen e një projekti, njëri mori mbi 30 mijë euro

6 zyrtarë të MI-së morën paga shtesë për mbikëqyrjen e një projekti, njëri mori mbi 30 mijë euro

Facebook nuk pranon të marrë masa pas komenteve të Trumpit

Facebook nuk pranon të marrë masa pas komenteve të Trumpit

Donald Trump thotë se protestuesit do të përballen me qentë dhe armët nëse sulmojnë Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump thotë se protestuesit do të përballen me qentë dhe armët nëse sulmojnë Shtëpinë e Bardhë

41% e kosovarëve në kohë pandemie ulën konsumin, 15% morën para borxh

41% e kosovarëve në kohë pandemie ulën konsumin, 15% morën para borxh

Vetëvendosje me peticion kërkon zgjedhje

Vetëvendosje me peticion kërkon zgjedhje

Heldti pas anketës së UNDP-së: Statistikat flasin vetë

Heldti pas anketës së UNDP-së: Statistikat flasin vetë

Shkup: Mosrespektimi i masave për COVID-19 mund të rikthejë kufizimet

Shkup: Mosrespektimi i masave për COVID-19 mund të rikthejë kufizimet

Miftaraj: Vendimet e Kushtetueses duhet të zbatohen, partitë politike të mos e sulmojnë gjykatën apo gjykatësit e saj

Miftaraj: Vendimet e Kushtetueses duhet të zbatohen, partitë politike të mos e sulmojnë gjykatën apo gjykatësit e saj

Bankat në Kosovë të gatshme për dhënien e kredive

Bankat në Kosovë të gatshme për dhënien e kredive

Von Cramon: Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë i papranueshëm

Von Cramon: Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë i papranueshëm

Kundër shembjes me eksploziv të pallatit të VIP-ave në Durrës, banorët në protestë

Kundër shembjes me eksploziv të pallatit të VIP-ave në Durrës, banorët në protestë