I djeguri në veturën në Fushë-Krujë është 57 vjeçari nga Mitrovica

E publikuar: 06/05/2018 16:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia ka konfirmuar se personi i djegur në një veturë në Fushë Krujë është Xh.O, shtetas i Kosovës, 57 vjeçar.

Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ky person është raportuar nga familjarët si i zhdukur dhe sipas Policisë shqiptare dyshimet e para janë se bëhet fjalë për të.

“Ne do të bashkëpunojmë me Policinë shqiptare dhe varet se çfarë informata do të kërkojnë Prokuroria, ne do t’ua ofrojmë”, ka thënë Zahiti për KTV-në.

Shtetasi i Kosovës është gjetur i djegur në një veturë të shtunën pasdite dhe kjo veturë kishte hyrë në Shqipëri 5 ditë më parë.

Policia ende nuk ka dhënë zyrtarisht ndonjë arsye të këtij krimi por dëshmitarë kanë thënë se para në veturë kanë parë një person tjetër e viktima mendohet se ka qenë i lidhur mbrapa në veturë./koha.net/