I dënuar nga klubi i Gjilanit, lojtari i Guatemalës ftohet nga kombëtarja e tij për ndeshjen me Izraelin

E publikuar: 13/11/2018 17:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Futbollisti i Gjilanit, Wilber Perez, është ftuar për herë të dytë më radhë nga kombëtarja e Guatemalës.

Sulmuesi Perez është ftuar për duelin miqësorë që do të zhvillohet me 15 nëntor përballë Izraelit.

Megjithatë Perez është i suspenduar që një javë nga klubi gjilanas.

Përveç sulmuesit të suspenduar janë edhe Mauricio Marinho, Jefferson Lopes dhe Trevin Caesar.

Kjo pasi lojtarët për paraqitje të dobët ishin dënuar me 30 për qind të pagës, por që ky vendim nuk ishte pranuar nga ta dhe nuk kanë stërvitur e as të luajnë në një ndeshje miqësore ndaj Çamërisë.

Përderisa brazilianët Mauricio Marinho dhe Jefferson Lopes, janë duke stërvitur dhe po zhvillojnë ndeshje me juniorët, Perez ka udhëtuar për në vendlindje.

Perez për Gjilanin ka shënuar katër gola deri më tani, duke qenë një nga lojtarët kryesor.

Ai muajin e shkuar ishte ftuar për ndeshjet me Argjentinën dhe Ekuadorit.

Ende nuk dihet nëse sulmuesi do të kthehet në Gjilan pas ndeshjes me kombëtaren. /Telegrafi/