I dehuri e kuptoi se do të arrestohej, mendoi për një “zgjidhje atraktive” – por kjo nuk i bëri fare përshtypje policisë (Video)

E publikuar: 08/02/2019 10:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ky është momenti kur një shofer i dehur u përpoq të kërcente për të tentuar një shmangie arrestimin nga ana e policisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Christopher Larson, 33 vjeç, i cili u përball me policinë në Holiday, Florida, të cilët e gjetën atë duke fjetur në timonin e kamionit të tij.

Dhe në momentin që sheh se diçka nuk ishte në rregull, përkatësisht kupton se rrezikonte të arrestohej, Larson duket se ka menduar për një “zgjidhje atraktive”.

Kështu ai ka filluar të kërcejë, gjë e cila për fatin e tij të keq, nuk i ka bërë përshtypje policisë.

Sipas policisë, Larson u gjet të ketë pasur një sasi të konsiderueshme të përmbajtjes së alkoolit në gjak, madje sa trefishi i kufirit ligjor në Florida. /Telegrafi/