I dashuri i një gruaje, i zhveshur kërceu nga një dritare – pasi burri i saj u kthye në shtëpi! (Video)

E publikuar: 27/11/2018 11:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Disa pamje të një njeriu të zhveshur i cili bie nga një dritare kanë tërhequr shumë vëmendje në rrjetet sociale.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje të cilat ngjajnë me skena filmi, në të cilat shihet momenti kur një burrë të varur për një dritare, ndërsa në pjesën tjetër, se si ai bie nga aty.

Për fat të mirë, ai nuk bie drejtpërdrejt në tokë, por në një kontejner që ishte nën dritare, kështu që, siç thuhet në përshkrim, ai shpëtoi nga vdekja e sigurt.

Po sipas përshkrimit, bëhet fjalë për një burrë i cili kishte qenë në një “vizitë” tek një e dashur e tij, por kur burri i saj u kthye në shtëpi, ai u detyrua të shpëtonte nga dritarja. /Telegrafi/