I dashuri e kërcënon me vrasje, ajo kërkon ndihmë me selfie në Facebook (Foto)

E publikuar: 05/02/2016 22:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një adoleshente, të cilën i dashuri po e kërcënonte se do ta vriste ka mbyllur veten në një banjo dhe ka publikuar disa selfie e tmerruar në një chat grupi në Facebook duke kërkuar ndihmë.
Joshua Knight e kishte paralajmëruar Amy Wilson, 18 vjeç, “Nuk dua të bëje keq, por do e bej, skam zgjidhje tjetër” dhe më pas i drejtoi një armë që ajo besonte se ishte e vërtetë, gjatë sherrit të tmerrshëm.

Wilson që ishte tepër e frikësuar për të thërritur policinë për shkak se Knight mund ta dëgjonte, bëri disa foto teksa qante dhe i postoi ato te grupi.

Miket e saja lajmëruan policinë, e cila e arrestoi Knight (pa precedentë penalë dhe sapo kishte fituar të drejtën për të studiuar në universitet) me akuzat e frikësimit dhe të ushtrimit të dhunës.