I çmenduri japonez, i thotë një të afërmi se do ta shpërndajë virusin Korona

E publikuar: 08/03/2020 15:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një burrë japonez në të pesëdhjetat shkoi në një kafene për ta përhapur qëllimisht koronavirusin para se të arrestohej nga policia.

Ai ishte konfirmuar si i infektuar, ndonëse nuk kishte shfaqur simptoma. Më vonë, burri ishte dërguar në shtëpi dhe i ishte kërkuar të vetizolohej para se të dërgohej në spital.

Megjithatë, personi i infektuar e injoroi këshillën e mjekëve dhe i tha një të afërmi se do ta shpërndajë virusin. Ai më pas e kishte marrë një taksi për të shkuar në kafene.

Burri kishte dalë nga kafeneja pas disa minutave dhe ishte futur në një kafene tjetër, ku i informoi mysafirët se është i infektuar. Policia shkoi shpejt në atë vend, por burri ishte kthyer në shtëpi me taksi.

Të dyja kafenetë ku shkoi japonezi u pastruan me pastrim të thellë dhe të gjithë personat që ndodheshin brenda tyre u testuan.

Autori i incidentit u nxor nga shtëpia dhe u dërgua në spital për trajtim, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Ndryshe, më shumë se 3500 persona kanë vdekur dhe mbi 100 mijë janë infektuar me koronavirus në mbarë botën. Ndër vendet më të prekura janë Kina, Irani, Italia dhe Koreja Jugore.