I burgosuri për vrasje të rëndë arratiset nga tualeti i spitalit të Pejës (VIDEO)

E publikuar: 30/06/2015 20:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Klinika e Kirurgjisë në Pejë sot është e qetë.

Njëtë është edhe në repartin ku gardianët po i sigurojnë dhomat dedikuar të burgosurve.

F.B, i dënuar me 14 vjet burgim për veprën penale të vrasjes së rëndë, u arratis nga tualeti, por jo në repartin ku po qëndronte.

Policia thotë se intervenoi menjëherë në këtë rast, por ende nuk ka arritur ta kapë të arratisurin, njofton Klan Kosova.

Ndërkohë, në Shërbimin Korrektues fajin për ikje ua lënë gardianëve.

Dy gardianët që ishin në detyrë, me vendim të Gjykatës Themelore të Pejës po mbahen në paraburgim 30 ditor.

Kronikë nga Dibran Istrefi.