I bërë tapë, bëri aksident – me gjithë tentimet për ta ndalur, ai “fluturoi” me veturë (Video)

E publikuar: 14/09/2018 15:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ky është momenti kur një shofer i dehur tenton të largohet nga skena e aksidentit – pavarësisht se disa njerëz tentuan që ta nxjerrin nga vetura.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Emilio Gates, 26 vjeç, u filmua duke u përpjekur të kthehej me një Audi të dëmtuar rëndë pas aksidentit, duke injoruar dy burra që u përpoqën të kapnin frenat e dorës së automjetit.

Dëshmitarët thanë se shoferi i dehur ishte qartë i pasigurt në këmbët e tij pasi u përplas në një garazh në Teignmouth, Devon, më 14 korrik.

E gjitha kishte filluar kur fqinjët kishin dëgjuar një zhurmë të madhe dhe kur ata nxituan në rrugë, panë aksidentin dhe gjetën Gates duke u përpjekur për tu futur përsëri në veturë.

Por përkundër dy burrave që u përpoqën të kapnin çelësat e veturës së tij dhe ta ndalonin veturën, shoferi arriti të dilte nga rruga dhe të largohej. /Telegrafi/