Hysi provokon prokuroren, përgjigjet Imeraj: Nuk është pak të kapen disa tonë drogë nga të njejtat persona

E publikuar: 20/10/2017 13:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e PS-së, Vasilika Hysi, i ka drejtuar pyetje direkte, prokurorëve në Këshillin e Rregullores nëse ata kanë prova konkrete për fajësinë e deputetit Saimir Tahiri, pasi sipas saj, në relacionin e Prokurorisë nuk jepen detaje konkrete. Por, Hysi, ka shkuar më tej, duke iu drejtuar edhe personalisht, sesi e gjykonte çështjen, ish-studentja e saj, prokurorja Elisabeta Imeraj.

Deputetja Hysi: A ka prova e inkriminojnë z.Tahiri dhe në hetimet e autoritete italiane, a ka prova që e inkriminojnë atë? Cilat janë veprimet aktive të ish-ministrit të Brendshëm që mundësojnë trafikun e drogës?

Prokurorja Imeraj: Ne kemi nisur hetimit dhe me veprimet aktive mendoj se duhet të përballemi në gjykatë. Kemi autorizim nga gjykata të mos tregojmë provat.

Hysi: A mund të pranoni ju zonjë, edhe si pedagoge, edhe si prokurore, që të merrni nën hetim një person mbi bazën e artikujve në gazetë?

Prokurorja Imeraj: Nuk po e marr pyetjen si intimiduese, meqënëse më keni dhënë dhe mësim, por ne kemi fakte të bazuara mbi dyshime të arsyeshme. Por nuk është pak të kapten disa tonë me drogë në Itali nga të njëjtët persona dhe nga i njejti grup. Lenda narkotike e sekuestruar eshte prove materiale dhe shtuar kesaj edhe kanabizimit te Shqipërisë na bën të paraqesim kërkesën.