Hyseni takohet me diplomatin Reeker, thotë se mori përkrahje për dialogun

E publikuar: 24/07/2020 22:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Koordinatori shtetëror, Skënder Hyseni ka njoftuar se është takuar në Bruksel me Ndihmës -sekretarin Kryesor për Evropë dhe Euroazi në Departamentin Amerikan të Shtetit, Philip Reeker.

Ai përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se me Reekerin është biseduar rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Hyseni thotë të ketë theksuar se roli i SHBA-së në këtë proces është i pazëvendësueshëm.

“Gjatë këtij takimi shumë të përzemërt, me ambasadorin Reeker bëmë një bisedë të hapur rreth zhvillimeve në Kosovë dhe rajon, me theks të veçantë në dialogun e rinisur midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Krahas BE-së, theksova se roli I SHBA-ve në këtë proces është i pazëvendësueshëm. Mirëprita përkushtimin e palëkundur amerikan në përkrahje të dialogut dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë me ne përgjatë gjithë këtij procesi, në përkrahje të fuqishme për një marrëveshje të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse’, ka shkruar ai.