Hyseni priti ambasadorin e ri të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu

E publikuar: 24/10/2016 15:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skender Hyseni ka pritur në takim, Ambasadorin e ri të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, të cilin e uroi për postin e ri dhe i ofroi përkrahjen e plotë të tij në përmbushjen e misionit të kësaj organizate në Kosovë.

“Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin e mirë ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe misionit të OSBE-së në Kosovë dhe të dy bashkëbiseduesit u dakorduan se ky bashkëpunim do të vazhdojë dhe intensifikohet edhe në të ardhëm”, thuhet në njoftimin për media.

Me këtë rast ministri Hyseni vuri në duke përkrahjen që ka dhënë OSBE në konsolidimin e demokracisë në Kosovë, sidomos përkrahjes që i ka dhënë Ministrisë së Punëve të Brendshme në realizmin e synimeve të saj, sa i përket zbatimit të rendit dhe ligjit në Kosovë.