Hyseni pret në takim Saimir Tahirin

E publikuar: 28/01/2017 13:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skënder Hyseni ka pritur në takim homologun e tij nga Shqipëria, Saimir Tahiri.

Gjate këtij takimi është diskutuar për bashkëpunimin në mes të këtyre dy shteteve në sektorin e sigurisë, punët që duhet bërë me qëllim të thellimit të këtij bashkëpunimi, si dhe është trajtuar gjendja e sigurisë në Kosovë përballë provokimeve.

Ndër të tjera ministri Hyseni ka shprehur falënderimet e tij ndaj Saimir Tahirit, me theks të veçantë për reagimin ndaj arrestimit të Ramush Haradinajt.

Ndërsa Tahiri vlerësoi lartë bashkëpunimin në kuadër të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe krimit ndërkufitar, përderisa tha që ende mbeten shumë sfida përpara këtyre dy qeverive, njofton Klan Kosova.