Hyseni: Brenda 12 muajve duhet të ketë marrëveshje me Serbinë ose prishet procesi

E publikuar: 06/08/2020 22:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Koordinatori shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni ka deklaruar se brenda 12 muajve duhet të ketë një marrëveshje përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë me njohje reciproke ose i gjithë procesi do të prishet.

Hyseni ka thënë se gjatë vizitës dy ditore në ShBA, ka pasur disa takime, ku ka insistuar t’i jepet një dinamikë e re dialogut në Bruksel.

“Grenell më kërkoi falje që nuk mund të ishte në Uashington në kohën kur isha unë atje. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë plotësisht në proces, përfshirë edhe ambasadorin Grenell”, tha ai.

Ai ka thënë në Klan Kosova, se i ka sugjeruar LDK-së që ta shqyrtojë çështjen e përfshirjes së PDK-së në qeveri, pasi nuk ka asgjë më të rëndësishme sot se sa menaxhimi me Covid-19 dhe dialogu me Serbinë.

Hyseni i ka bërë ftesë VV-së, që ta emëroj një zyrtarë të saj në dialogun në Bruksel, vetëm për të parë se çka po ndodhë atje, pa pretenduar nëse duan apo jo të jenë hisedarë apo jo të marrëveshjes.