Hysaj: Gabimet e gjyqtarëve vendosën titullin e Serie A

E publikuar: 12/05/2018 21:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Elseid Hysaj është rikthyer të flasë për titullin e Serisë A, që duket se edhe këtë sezon do të fitohet nga Juventusi.

Mbrojtësi shkodran i Napolit pranoi se tashmë kjo çështje është mbyllur, por theksoi se vendimet arbitrare në Inter-Juventus, vendosën fatin e betejës mes bardhezinjve dhe napolitanëve.

“Të them të drejtën të gjithë besonim te titulli, pas ndeshjes së fituar në Torino ndaj Juventusit”.

“Në atë mbrëmje treguam se ishim shumë më të mirë se kundërshtari, duke i mbyllur në gjysmëfushën e tyre bardhezinjtë”.

Napoli gjatë një dueli me Higuain (Getty Images)

“Gjithsesi, teksa shikonim një javë më vonë sfidën Inter-Juve, dhe ato gabime të gjyqtarëve, u ndjemë shumë keq dhe humbëm besimin se mund të bënim përmbysjen e madhe”.

“Mendoj se pikërisht ajo mbrëmje ishte vendimtare në përcaktimin e fituesit në luftën për titull”, deklaroi Hysaj, përcjell Supersport.

Më pas mbrojtësi shkodran vlerësoi skuadrën e Napolit dhe tha se nëse do të qëndronin të gjithë, vitin e ardhshëm do të bënin edhe më mirë, për të mos I lënë gjërat për në javët e fundit.

“Jam shumë i bindur te cilësitë e lojtarëve të Napolit. Nëse vijojmë të qëndrojmë të gjithë, por edhe me ndonjë përforcim, besoj se vitin e ardhshëm do të bëjmë akoma më mirë, për ta fituar titullin sa më shpjet të jetë e mundur”, u shpreh Elseid Hysaj.