Hyri në veturë ndërmjet hapësirës së vogël të dritares, pasi pronarja harroi çelësat brenda (Foto)

E publikuar: 30/04/2018 11:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Caroline Conway kishte shkuar t’i shëtiste qentë e saj në Dundee të Skocisë, por kur doli prej veturës i harroi çelësat brenda.

Fillimisht, ajo deshi ta thyente njërin xham të Volkswagen Transporter, por e ndaluan tre të rinj që u gjenden pranë, transmeton Telegrafi.

“Njëri prej tyre, hyri përmes hapësirës së vogël të dritares së hapur, ndërsa dy të tjerë e ndihmuan gjatë tërë kohës. Pasi e hapi derën, u largua pa më treguar si e ka emrin”, ka thënë Conway.

Pronarja e veturës ka thënë se ishte e lodhur, ndërsa në shtëpi kishte lënë disa këlysh vetëm dhe donte të thyente xhamin, sepse nuk po gjente zgjidhje tjetër.

“Duhet të jetë ndonjë i ri që punon në cirk, lëvizjet e tij ishin shumë të shkathëta. Të tre ishin të sjellshëm dhe nder për familjet e tyre”, ka shtuar ajo.

Videoja ku shfaqet ngjarja është përhapur me shpejtësi në internet, por u largua nga frika se teknika tij, mund të përdoret nga hajnat për të hyrë në vetura. /Telegrafi/