Hyri në ujë ku ishin katër peshkaqenë, shpëtohet nga kameramani dronit që bërtiti fuqishëm (Video)

E publikuar: 05/01/2018 10:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pamjet e marra nga droni në një bregdet në Bahame, shfaqin një fëmijë teksa hynte në ujë, pa ditur se aty ishin katër peshkaqenë.

Në atë moment, kameramani Artem Tkachenko ka bërtitur fuqishëm dhe i ka kërkuar të dilte përjashta, transmeton Telegrafi.

“Për çudi më dëgjoi dhe menjëherë u largua përjashta, megjithëse nuk po e dinte çfarë po ndodhë. Kur ia tregova filmimin, mbeti i befasuar”, ka shpjeguar Tkachenko.

Më poshtë mund të shihni se si ai shpëtoi prej peshkaqenëve në moment të fundit, përndryshe fati i fëmijës nuk do të ishte aspak i mirë. /Telegrafi/