I hynë hajdutë në shtëpi, gruaja i pret me të shtëna pistolete (Video)

E publikuar: 23/09/2016 23:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një grua amerikane është ngritur nga shtrati në mes të natës dhe ka qëlluar me pistoletë tre hajdutë të armatosur të cilët kishin hyrë në shtëpinë e saj.

Nga ngjarja e ndodhur në datën 16 shtator në Xhorxhia ka mbetur i vrarë një nga hajdutët.

Vetëm disa sekonda pasi kishin hyrë në shtëpi, hajdutët u përzunë me të shtëna të njëpasnjëshme. Dy nga hajdutët kanë shpëtuar, ndërsa një i tretë u gjet i vdekur në rrugë nga policia.

Shefi i policisë tha se pronarja e shtëpisë veproi siç duhet: “Ajo ushtroi të drejtën e saj për të mbrojtur jetën dhe pronën”.

/ Top Channel