Huth: Kante më i vlefshëm se Hazard për Chelsean

E publikuar: 23/10/2018 12:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-mbrojtësi i Chelseat, Robert Huth rendit N’Golo Kanten përpara Eden Hazardit.

Mbrojtësi gjerman, Huth luajti ka luajtur disa sezone me mesfushorin francez në Leicester City.

Ai ka pohuar se Kante ka ndikim më të madh në ekip se sa belgu pasi që francezi gjendet në çdo pjesë të fushës.

Eden Hazard (Foto: Christopher Lee/Getty Images/Guliver)

“Sigurisht, Eden Hazard është më i mirë në disa aftësi. Ai siguron që fansat të vijnë në stadium, si Cristiano Ronaldo, Lionel Messi … e kuptoj këtë, me të vërtetë”.

“Por në aspektin e ndikimit në ndeshje, Kante është lojtari kryesor i skuadrës së Chelseat. Ai duket tri kalime përpara, shkon pesëmbëdhjetë metra para, pastaj vrapon të rrëmbejë topin, truri i tij punon në më ndryshe nga të tjerët futbollistë”, tha ish-reprezentuesi i Gjermanisë.

Theksojmë se Kante u transferua para dy vjetëve te skuadra londineze dhe deri më tani ka pasur 78 paraqitje dhe ka shënuar tre gola.

Ndryshe, Huth ka fituar tre herë titullin e Ligës Premier, në dy raste me Chelsean dhe një me Leicesterin. /Telegrafi/