Huqja e Cavanit ndaj Perusë bëhet hit në internet

E publikuar: 30/06/2019 04:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edinson Cavani kishte një moment për t’u harruar në përballjen ndaj Perusë në kuadër të Kupës së Amerikës me Uruguain.

Ishte minuta e 23-të e çerekfinales, derisa sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, po tregonte talentin e tij në driblimin e disa prej mbrojtësve peruanë, duke bërë një gjuajtje të fuqishme, e cila u prit nga portieri kundërshtar.

Topin e rikthyer, ylli i Paris Saint-Germainit dështoi ta fuste në rrjetë, madje e gjuajti atë mbi portë nga një distancë e vogël.

32-vjeçari nuk arriti ta kalonte në epërsi kombëtaren e tij, e që ndeshja shkoi më pas në gjuajtjen e penalltive.

Huqja e Cavanit mund të jetë ndoshta si shkaktari kryesor për eliminimin e Uruguait nga Kupa e Amerikës, pasi humbën 5-4 me anë të penalltive, por në këtë mes është edhe dështimi i Luis Suarezit që të shënojë nga pika e bardhë.

Peru në gjysmëfinale do të përballet me Kilin, ndërsa përballja tjetër do të jetë në mes të Argjentinës dhe Brazilit. /Telegrafi/