Hungaria s’ka përgjigje për ekstradimin e Gruevskit

E publikuar: 13/12/2018 09:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I relaksuar, me kafe e muhabet dhe drekë në një restorant në Budapest. Pas një muaji në arrati, një portal hungarez e kapi ish-kryeministrin Nikolla Gruevski. E shoqëronin persona të panjohur. Gazetari priste të përfundojë qëndrimi. Gruevski doli. Nuk u përgjigj se si është arratisur nga Maqedonia. Me shpejtësi hyri në një makinë të zezë, me xhamat e pasmë të errët. E voziste një vozitës.

Në rrjetet sociale së pari u paraqit një fotografi e tij se si kalon rrugën në shoqëri të Aleksandar Trajkovskit, këshilltar aktual në Komunën e Gazi Babës. Ai dhe Gruevski janë të akuzuar për shuplakat në Qendër. Prokuroria e ka parë fotografinë. Parahetimi ende është në rrjedhë, janë duke u hetues truprojat e Gruevskit, ndërsa rezultatet e para priten për dy javë. Prokuroria malazeze i ka siguruar regjistrimet nga kamerat e sigurisë nga vendkalimi kufitar prej ku Gruevski del nga Mali i Zi dhe hyn në Serbi.