Hungaria blen automjete luftarake gjermane Lynx për dy miliardë euro

E publikuar: 10/09/2020 19:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hungaria ka nënshkruar një kontratë me kompaninë Rheinmetall për blerjen e automjeteve luftarake të këmbësorisë të brezit të ri Lynx me vlerë më shumë se dy miliardë euro, njoftoi sot koncerni gjerman.

Lynx është një automjet luftarak këmbësorie i një brezi të ri të modelit modular, dhe Ministria e Mbrojtjes së Hungarisë urdhëroi blerjen e 218 automjeteve Lynx KF41 dhe nëntë automjete të blinduara për tërheqje Buffalo.
Grupi i parë do të dorëzohet nga Gjermania dhe shumica do të prodhohet në një fabrikë hungareze, në pronësi të përbashkët nga Budapest dhe Rheinmetal.

Hungaria është e para anëtare e NATO-s dhe BE-së që zgjedh këtë automjet. Ndryshe nga pjesa tjetër e rajonit, ky vend ka blerë vitet e fundit pajisje ekskluzivisht të sofistikuara të gjeneratës së re.

Përmes programit të modernizimit “Zrinski 2026”, 44 tanke Leopard 2A7 dhe 24 avionë ajrorë vetëlëvizës PzH-2000 tashmë janë porositur nga Gjermania për gjysmë miliardi euro.

Sipas prodhuesit, Lynx ofron një shkallë të lartë të mbrojtjes për ekuipazhin dhe ushtarët nga mjetet shpërthyese të improvizuara, zjarri direkt dhe indirekt, municionet thërrmuese dhe raketat antitank. /kp/