‘Hummels ka moshën e duhur për në Premier Ligë’

E publikuar: 03/04/2015 09:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mats Hummels ka moshën e duhur për t’u larguar nga Dortmundi dhe për t’u bashkuar me një klub anglez, sipas legjendës Franz Beckenbauer.

”Në moshën 26-vjeçare, Mats është në moshën e tij më të mirë për ta bërë lëvizjen në Premier Ligë. Unë mund të kuptoj të menduarit e tij mirë”, tha shkurt ish-futbollisti i Bayern. Qendër-mbrojtësi gjerman është objektivi kryesor i skuadrës së Manchester United, të cilët po synojnë seriozisht transferimin e tij./veqsport.com/