Humbja e thellë e LDK-së, lajmërohet Isa Mustafa

E publikuar: 14/02/2021 23:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, përmes një shkrimi në facebook është lajmëruar duke thënë se në ditët në vazhdim, partia e tij do të bëjë një analizë të thellë të zgjedhjeve.

Edhe pse partia e tij u përgjysmua në vota, krahasuar me zgjedhjet e fundit, Mustafa tha se kandidati për kryeministër i LDK’së, Avdullah Hoti, ka bërë një punë të shkëlqyeshme.

Lexo Edhe:

Deklarohet Enver Hoxhaj, ia uron fitoren Vetëvendosjes

Tutje, ai premtoi se LDK do ta respektojë rezultatin e zgjedhjeve.

Mustafa nuk përmendi dorëheqje, por tha se do të punohet lartë që të rikthehet vizioni rugovian i LDK’së.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë:

Miq të nderuar

Në ditët në vijim, do të bëjmë një analizë të thellë të zgjedhjeve.

Z. Hoti ka bërë një punë të shkëlqyeshme si Kryeministër por edhe gjatë fushatës.

Çfardo të jetë, LDK e respekton rezultatin e zgjedhjeve.

Ne do të bëjmë ndryshimet e nevojshme dhe LDK do të punojë shumë që të rikthehet dhe ta sendërtojë vizionin e saj rugovian për vendin.

IM