Humbi kontrollin, “parkohet” në murin e kuzhinës (Video)

E publikuar: 17/03/2015 17:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Derisa po voziste në anën e kundërt, shoferi i ri në moshë ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në murin e shtëpisë.

Vetura Ford Focus ka mbetur në mes të murit të shtëpisë së Alan Stonet, që ndodhet në Shelfield të Midlandit.

Mashkulli 20-vjeçar kishte qenë me një femër tre vite më të re, kur ka ndodhur ngjarja, e cila i ka lënë ata me lëndime të lehta, transmeton Telegrafi.

Për shkak të dyshimeve se ai e ka marrë veturën pa autorizim, djaloshin e kanë arrestuar pasi është lëshuar nga spitali.

Përpos dëmeve materiale në veturë dhe në kuzhinë, nuk raportohet për ndonjë lëndim në njerëz. /Telegrafi/