Humbën mijëra dollarë kriptomonedha nga ndërrimi i kartës SIM, investitorët padisin operatorët celularë Amerikanë

E publikuar: 12/11/2018 01:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një firmë ligjore Amerikane e fokusuar tek investimet në industrinë kriptografike paditi gjigandët Amerikanë të telekomunikacionit AT&T dhe T-Mobile.


Firma pretendon se operatorët janë përgjegjës për vjedhjen e disa prej konsumatorëve të saj si rezultat i ndryshimit të kartës SIM.

Bazuar në njërin prej pretendimeve të firmës, një konsomator i saj ishin vjedhur monedha kriptografike pasi kishte ndërruar kartën SIM të AT&T.


Firma thotë se nga ky dështim i AT&T një konsumatorit janë vjedhur 621,000 dollarë monedha kriptografike pasi kishte ndërruar kartën SIM edhe pasi AT&T e kishte rritur sigurinë.

Silver Miller thotë se AT&T duhet të kishte nxjerrë në pah rrezikun që u kanoset abonentëve të saj nga praktika e ndërrimit të kartës SIM.

AT&T tashmë akuzohet si bashkëpunëtor në këtë vjedhje duke transferuar llogaritë e pronarit të kartës SIM tek hakerët.

Firma gjithashtu paditi T-Mobile pasi një abonent i kompanisë gjithashtu kishte humbur 400,000 dhe 250,000 dollarë respektivisht nga ndërrimi i kartës SIM.

Në Verë një investitorë krypto kishte paditur AT&T për humbjen e 24 milion dollarëve nga neglizhenca e AT&T. /PCWorld Albanian