Humb kontrollin mbi timonin, futet me veturën e 270 mije funteve brenda dyqanit (Video)

E publikuar: 02/05/2018 01:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Mallorca të Spanjës, një turist miliarder nga Britania e Madhe është futur në një dyqan me veturën e tij luksoze të tipit Rolls Royce, që kapë vlerën e 270 mijë funteve.

Në momentin e aksidentit, para tij kishin qëndruar dy vajza të veshura me rroba banjo, transmeton Telegrafi.

Në video shihet se si shoferi nuk arrin të frenoj dhe si rezultat i kësaj futet brenda lokalit. Aty shihet edhe një vajzë gjysmë e zhveshur që qëndronte e ulur në pjesën e përparme të veturës.

Siç raporton Mirror, shoferi dhe vajzat janë larguar nga vendi i ngjarjes pa lënë gjurmë. Identiteti i shoferit nuk është zbuluar, ndërsa policia ka bërë të ditur se është vënë pas tij.

Sipas dëshmitarëve okularë, brenda veturës dëgjohej një muzikë me zë të lartë, derisa dy vajzat fotografoheshin. /Telegrafi/