Humb jetën 34-vjeçarja shqiptare në një aksident në Itali

E publikuar: 13/06/2020 15:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një 34-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Poggio Rusco. Mësohet se 34-vjeçarja po udhëtonte me veturë kur ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.

Vetura drejtohej nga një 67 vjeçar, i cili humbi kontrollin duke dalë nga rruga. Në vendin e ngjarjes mbërriti helikopteri, por viktima tashmë kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.