Humanisti Halil Kastrati: Ju bëjë thirrje për unitet mes shqiptarëve

E publikuar: 04/05/2020 23:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Humanisti Halil Kastrati ka uruar që pandemia COVID-19 të mbarojë në gjithë botën dhe bëri thirrje për unitet mes shqiptarëve.

Kastrati theksoi se situata politike në vend ka krijuar një lloj përçarje, mirëpo e luti Zotin për unitet e bashkim mes shqiptarëve.

“Ne kemi ditur gjithmonë në situata të vështira me qenë të bashkuar edhe më pas një unitet të fortë mes nesh. Situata politike tek ne ka bë një lloj përçarje e unë me zemër i lus shqiptarët që të kem unitet”.

“Të rrimë bashkë, nuk mallkohet dhe nuk shahet shqiptari për parti politike, partitë shkojnë e vijnë por ndërgjegjja do të jetë gjithmonë… Ne duhet të jem gjithmonë të bashkuar e kur jemi të bashkuar jemi shumë më të fortë”, tha Kstrati.