Hulumtonin trupat e balenave të ngordhura, sulmohen prej peshkaqenëve gjigant (Video, +18)

E publikuar: 06/11/2017 18:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ekipi i hulumtuesve të emisionit Blue Planet II nga BBC, ishin zhytur 700 metra nën sipërfaqen e detit, për të parë se çfarë ndodhë me trupat e balenave të ngordhura.

Pasi gjetën një të tillë dhe i shkuan pranë, nëndetësja ku ndodheshin studiuesit, u sulmua nga grupi i peshkaqenëve që ishin të gjatë nga shtatë metra, transmeton Telegrafi.

Videoja e postuar më poshtë, tregon momentin rrëqethës kur gjallesat gjigante godasin xhamin, nga frika se mund të jetë ndonjë grabitqar, rival i tyre.

Agresiv ata janë treguar edhe me njëri-tjetrin, pasi dëshironin të merrnin sa më shumë nga trupi i dekompozuar që peshon më se 30 tonelata. /Telegrafi/