Hulumtimi: Antibiotikët përdoren shumë nga kosovarët

E publikuar: 05/04/2019 11:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti për Hulumtime Sociale “Paragon”, në bashkëpunim me Fondacionin “Friedrich Ebert” kanë organizuar tryezën e diskutimit “Shteti i Kosovës për shëndetin e qytetarëve”.

Paragon ka përzgjedhur të bëjë një hulumtim lidhur me përdorimin e antibiotikëve nga qytetarët e Kosovës, nga ku ka dalë se shfrytëzimi i tyre është shumë i madh, madje edhe pa recetë të mjekut apo konsultave përmes telefonit, por edhe fare pa recetë të mjekut dhe vetëm me sugjerime të  farmacisteve.

Në këtë tryezë mori pjesë edhe zëvendësministri i shëndetësisë, Agim Caka, i cili deklaroi se deri më tani kosovarët nuk kanë qenë të kënaqur me shërbimet që i janë ofruar, por që sipas tij tani shteti e ka kthyer kokën nga ky sektor i rëndësishëm ku ka dukshëm përmirësime, shkruan Kk.

Caka po ashtu shtoi se tani kushtet janë më të mira, buxheti për sektorin e shëndetësisë është rritur dhe që shumë shpejt do të plotësohet edhe lista esenciale e barnave si dhe rritja e cilësisë së shërbimeve.