Huddersfield 0-1 Liverpool: Notat e Shaqirit, Hadergjonajt dhe të tjerëve

E publikuar: 20/10/2018 20:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liverpooli ka shënuar fitore të ngushtë 1-0 në udhëtim te Huddersfield Toën në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë të Ligës Premier.

Pas dy barazimeve radhazi me Manchester Cityn e Chelsean, ekipi i drejtuar nga Jurgen Klopp i është kthyer fitores duke mposhtur Huddersfieldin.

Goli i vetëm në këtë fitore të Liverpoolit u shënua nga Mohamed Salah (24′), i cili u shërbye nga ylli me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri.

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht Salah, që u vlerësua me notë 7.8, ndërsa nota më e ulët shkoi për Steve Mounie, i cili u notua me 5.9.

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti Shaqiri, i cili pati një paraqitje të mira dhe u vlerësua me notë 7.3, ndërsa paraqitje solide pati edhe Florent Hadergjonaj që u notua me 6.4. /Telegrafi/

Hudderfield:

Liverpool: