Huawei vetëdeklarohet i pafajshëm për akuzat e vjedhjes së sekreteve tregtare

E publikuar: 28/02/2019 19:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Huawei tha se është i pafajshëm ditën e Enjte në një gjykatë Amerikan në lidhje me akuzat për mashtrim, vjedhje sekretesh tregtare dhe konspiracion tha Departamenti Amerikan.

Huawei u akuzua se ishte përpjekur të vidhte sekretet tregtare të T-Mobile. Ky i fundit ka akuzuar Huawei se është përpjekur të vjedhë teknologjinë e quajtur “Tappy”, një krah robotik që imitonte dorën e njeriut dhe përdorej për të testuar smartfonët.

Kompania Kineze kishte mohuar vazhdimisht akuzat. Paditë shtuan presionin e qeverisë Amerikan ndaj  prodhuesit më të madh në botë të pajisjeve të telekomunikacionit.

Uashingtoni zyrtar po përpiqet të parandalojë blerjen e pajisjeve të Huawei nga kompanitë Amerikane si router dhe switchë.

Gjithashtu ka kërkuar nga aleatët të bëjnë të njëjtën gjë. Qeveritë Evropiane kanë nisur hetimet e tyre dhe janë në dijeni të mesazhit Amerikan se pajisjet e Huawei përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare. Asnjë provë deri më sot nuk është gjetur që shpall fajtor edhe pse akuzat janë shtuar. /PCWorld Albanian