Huawei poston të ardhura rekord pavarësisht presionit Amerikan

E publikuar: 29/03/2019 17:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjigandi Kinez i telekomunikacionit Huawei tha se të ardhura arritën në 100 miliardë dollarë në 2018-ën pavarësisht fushatës Amerikane kundër biznesit të kompanisë duke e paraqitur si kërcënim për sigurinë.

Firma tha se të ardhurat arritën në 107 miliardë dollarë. Fitimi u rrit me 25% në 8.8 miliardë dollarë.

SHBA dhe disa vende aleate kanë kufizuar aktivitetin e kompanisë lidhur me shqetësimet marrëdhëniet e ngushta të Huawei me Pekinin.

Huawei thotë se është kompani e pavarur dhe mohon vazhdimisht akuzat se produktet e saj janë kërcënim sigurie.

Firma me seli në Shenzen tha se të ardhurat globale u rritën me 19.5% në 2018-ën, rritja më e shpejtë në dy vite. Rezultati u mbështet nga shitjet e forta në Kinë.

Të të njëjtën kohë biznesi që shet pajisje telekomunikacioni humbi 1.3%. Huawei është prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve të telekomunikacionit. Rritja e shpejtë e kompanisë ka bërë që të vendoset në qendër të kritikave sidomos për teknologjinë 5G.

SHBA, Australia dhe Zelanda e Re kanë bllokuar të gjitha teknologjinë 5G të Huawei. Disa kompania Evropiane gjithashtu kanë elaboruar heqjen e pajisjeve të rrjeteve të tyre por asgjë konkrete nuk është ndërmarrë.

Huawei është kundërpërgjigjur. Në fillim të muajit Mars paditi qeverinë Amerikane për ndalimin e përdorimit të pajisjeve nga agjencitë federale. /PCWorld Albanian