Huawei po i merr punonjësit Apple-it

E publikuar: 29/10/2015 21:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjiganti kinez i telefonave inteligjentë, Huawei, është akuzuar shpesh se kopjon Apple-in, por tani po i merr edhe personelin krijuesit të iPhone. Huawei ka punësuar drejtoreshën e mëparshme të dizajnit tek Apple, Abigail Sarah Brody, e cila do të punojë tani si drejtoresha e dizajnit të ndërfaqes së përdoruesit tek Huawei.

Brody u largua nga Apple në vitin 2011, pasi punoi për kompaninë për gati një dekadë, dhe ishte pjesë e ekipit që projektoi iOS 1 për iPhone-in e parë.

Huawei do që të konsolidojë pozicionin e saj të ri në tregun e telefonave inteligjentë, prandaj po punëson ish punonjës të Apple-it. Kompania është aktualisht e treta në botë për krijimin e telefonave inteligjentë, ku zë 7.5% të tregut, pas Samsung-ut (23.8%) dhe Apple (13.5%)./krokodili/