Huawei merr goditje të rëndë, Google shkëput lidhjet

E publikuar: 20/05/2019 12:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lëvizja e Google për të bllokuar licencimin e sistemit operativ mobil Android tek Huawei mund të provojë një goditje përfundimtare për gjigandi Kinez dhe ambiciet e tij për tu bërë një lojtar i madh në industrinë globale të smartfonëve.

Gjigandi teknologjik Amerikan ka ndaluar biznesin me Huawei ku përfshihet transferimi i harduerëve, softuerëve dhe shërbimeve teknike. Google ndërmori këtë lëvizje në përgjigje të vendimit të Uashingtonit për të vendosur Huawei në listën e zezë, që do të thotë se firmat Amerikane duhet të marrin një licencë të posaçme për ti shitur produkte firmës Kineze.

Kjo do të thotë se Huawei nuk mund të përdorë më sistemin operativ Android të Google dhe shërbimeve të tjera që ofron. Në vend të saj mund të përdorë vetëm versionin publik të sistemit operativ përmes Projektit Android Open Source.

E thënë ndryshme telefonët Huawei nuk do të kenë shërbimet e Google që çdo përdorues i presin nga një telefon Android.

Është një goditje e rëndë për firmën Kineze e cila bazohet së shumti në Android për smartfonët që shet jashtë Kinës.

Brenda Kinës kompania përdor një version të modifikuar që nuk ka aplikacionet e Google të pre-instaluara sepse shërbimet e gjigandit të kërkimit janë të bllokuara atje.

Por në tregjet jashtë Kinës, smartfonët e Huawei vinë me Android dhe listën e plotë të aplikacioneve të Google. Afro 49% të shitjeve të Huawei në tre mujorin e parë të 2019-ës ishin për tregjet ndërkombëtare.

Në tre mujorin e parë të 2019-ës Huawei ishte prodhuesi i dytë më i madh në botë i smartfonëve vetëm pas Samsung. Më përpara kompania kishte zbuluar ambiciet e saj për tu bërë prodhuesi më i madh në botë i smartfonëve. Megjithatë lëvizja e Google mund të ketë dëmtuar ndjeshëm objektivt e kompanisë.

A është Huawei i përgatitur?

Huawei për pjesën e tij ka thënë që në skenare të tilla është i përgatitur. Në Mars kompania tha se ka zhvilluar sistemin e saj operativ për produktet konsumatore nëse do të vinte një ditë që nuk mund të përdorë teknologjinë e Google apo Microsoft.

Gjashtë muaj më parë sipas një raporti të Nikkei Asian Review kompania u kishte thënë furnizuesve kërkonte ndërtimin e komponentëve të saj në rast se lufta tregtare SHBA-Kinë përkeqësohej.

Ndërsa gjigandi Kineze ka ulur influencën Amerikane tek komponentët, ekspertët thonë se nuk mjafton sepse ka nevojë për pjesë të tjera nga firmat Amerikane.

Analistët gjithashtu ka hedhur dyshime mbi sistemin operativ të Huawei. /PCWorld Albanian