Huawei Mate 10 Pro shitje rekord në Evropë

E publikuar: 24/11/2017 12:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Huawei prezantoi Mate 10 Pro më 16 Tetor në Gjermani krahas Mate 10. Flagshipi kishte një detyrë të vështirë, të shitej gjatë periudhës kur Galaxy Note 8 dhe iPhone X bëjnë kërdinë me shitjet.

Por pavarësisht kësaj sfide, Huawei tha se Mate 10 Pro është telefoni më i shitur në historinë e kompanisë në Evropën Perëndimore.

Në një deklaratë zyrtare, Huawei tha se telefoni theu çdo rekord porosish të kompanisë në Evropën Perendimore dhe thyer vetë pritshmëritë e kompanisë.

Mate 10 Pro ka një ekran pa skaje 18:9, procesor Hisilicon Kirin 970 dhe një kamër të shkëlqyer. Është rezistent ndaj ujit por goxha i kushtueshëm, plot 799 Euro.

Huawei nuk është e vetmja kompani e cila raporton shitjet rekord. OnePlus tha pak ditë më parë se OnePlus 5T është telefoni më i shitur i kompanisë gjer më sot.

Gjatë prezantimit të telefonit Huawei demonstroi sesi inteligjenca artificiale e Kirin 970 mund të njohë objektet thjeshtë duke drejtuar kamerën.

Kompania kineze pretendon se procesori mund të njohë 2005 imazhe në minutë. Gjithashtu Huawei thotë se seritë Mate 10 janë të parat që ofrojnë shpejtësi shkarkimi deri në 1.2Gbps mbi rrjetet celulare. /PCWorld Albanian