Huawei ka shitur 6 milionë P20

E publikuar: 15/06/2018 00:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Huawei lajmëroi se ka shitur 6 milionë telefonë P20 në mbarë botën. Kompania Kineze tha se kjo statistikë është 815 më e lartë sesa për modelin e vitit të kaluar P10.

“Kjo performancë e lartë shitjesh e Huwei P20 tregon se ne e kemi kuptuar çfarë tregjet tona kërkojnë dhe do të vazhdojmë të inovojmë,” shprehej një ekzekutiv i kompanisë.

Huawei P20 doli në shitje në Mars ndjekur nga P20 Lite po të njëjtin muaj. P20 dhe P20 Pro filluan shitjet në Prill.

Huawei P20 është një prej telefonëve më të mirë ndërtuar Android. Është një pasardhës i denjë i P10-ës dhe një alternativë e shkëlqyer e Samsung Galaxy S9-ës.

Po çmenduria e vërtetë është në pjesën e pasme të telefonave. Varianti P20 Pro ka tre sensorë kamere sepse dy kamera si duket nuk kanë mjaftuar për Huawei

Lentja 40 megapiksel është e kombinuar me një lente 20 megapiksel monochrome dhe një telefoto 8 megapiksel. /PCWorld Albanian