Huawei investon 145 milion dollarë në biznesin cloud në tre vitet e ardhshme

E publikuar: 13/10/2018 12:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjigandi Kinez i teknologjisë Huawei do të investojë 145 milion dollarë në tre vitet e ardhshme në biznesin cloud.


Kompania, njëherazi edhe prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve të telekomunikacionit, ka filluar të ofrojë shërbime cloud në Afrikën e Jugut.

Biznesi cloud i kompanisë u themelua në 2017-ën në një treg të dominuar nga Alibaba.


Përtej Kinës Huawei ofron shërbime cloud në Hong Kong, Rusi dhe Malajzi.

Në fillim të javës kompania prezantoi dy çipe të reja të inteligjencës artificiale të cilët janë edhe më të fuqishëm se paraardhësit. /PCWorld Albanian