Huawei Honor Holly 2 Plus: ekran 5 inç, kamera 13/5 MP, bateri 4,000mAh…140 dollarë

E publikuar: 28/01/2016 21:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kompania kineze Huawei zbuloi sot telefonin inteligjent Honor Holly 2 Plus. Ky telefon ka ekran 5 inç HD IPS, dhe fuqizohet nga procesori MediaTek MT6735P me arkitekturë 64-bit dhe tetë bërthama, së bashku me kartën grafike Mali 720 GPU, 2GB RAM dhe 16GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD.

Kamera e tij e pasme është 13 megapikselë, ndërsa kamera ballore është 5 megapikselë. Telefoni ka dy vende për karta SIM dhe fuqizohet nga një bateri me kapacitet 4,000mAh. Paketa e lidhjes përfshin 4G LTE, Wi-Fi, Bluetooth, GPS/A-GPS/GLONASS dhe MicroUSB. Pajisja mbështet gjithashtu rrjetin CDMA.

Telefoni i ri i Huawei-t thuhet se do të kushtojë më pak se 140 dollarë.