Huawei është gati nëse SHBA i ndalojnë përdorimin e Android dhe Windows

E publikuar: 14/03/2019 23:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Huawei ka zhvilluar sistemin operativ vetjak gati për ta implementuar në rast se humbet betejën ligjore me SHBA dhe të ballafaqohet me sanksione të mundshme të produkteve dhe shërbimeve Amerikane që mund ta lënë kompaninë pa Android apo Windows.

Kemi përgatitur sistemin tonë operativ nëse nuk na lejohet përdorimi i sistemeve të tjera. Ne jemi gati dhe kemi planin tonë B,” tha ekzekutivi i kompanisë Richard Yu në një intervistë për Die Welt.

Huawei nisi punën për zëvendësimin e Android që nga 2012 ku SHBA hapi hetimet ndaj Huawei dhe kompanisë tjetër homologe ZTE. Sistemi operativ ishte nën zhvillim intensiv deri në 2016-ën.

Lajmi për planin B të Huawei vjen në një kohë kur gjiganti Kinez i telekomunikacionit ka përfunduar në një betejë të ashpër ligjore me SHBA.

Çfarë do të ndodhë?

Nëse e humbet, kompanisë rrezikon ti ndalohen eksportet e teknologjisë Amerikane dhe Huawei thotë se është përgatitur për këtë skenar.

Së fundi paditi SHBA në përgjigje të ndalimit të përdorimi të teknologjisë së saj në rrjetet federale. Huawei thotë se me një veprim antikushtetues Shtetet e Bashkuara kanë vendosur kundër shitjes së teknologjisë së saj në Amerikë.

Yu tha se do të preferonte të punonte me ekosistemet e Google dhe Microsoft por është gati të vërë në funksion sistemin operativ të krijuar nga vetë Huawei nëse situata degradon më tutje.

Duke qenë se Huawei prodhon procesorët Kirin të gjendur në shumicën e smartfonëve të saj, do të gjendej në pozita më të favorshme sesa ZTE ku u dënua me tre muaj sanksione në 2018-ën. Ky i fundit nuk mund të përdorte sistemin operativ Android gjatë kësaj kohe e as të merrte eksporte të teknologjisë Amerikane për zhvillimin e smartfonëve.

Edhe nëse Huawei ka gati sistemin operativ për telefonë dhe kompjuterë, kompanisë do ti duhet të gjejë partnerë të rinj hardueri në desktop duke qenë se përdor procesorët Intel për laptopët Windows. /PCWorld Albanian