Huawei akuzohet për vjedhjen e teknologjisë së një startupi Amerikan

E publikuar: 23/05/2019 15:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ekzekutiv i Huawei është përfshirë në një plot për të vjedhur sekretet tregtare të një startupi Amerikan në Kaliforni quajtur CNEX Labs.

Gjigandi Kinez i telekomunikacionit dhe CNEX kanë paditur njëri tjetrin në gjykatë. Wall Street Journal raportoi se një figurë e nivelit të lartë pranë Huawei, Eric Xu, është akuzuar se ka ndihuar në një konspiracion nga startupit.

WSJ citon një përgjim që i është bërë ekzekutivit. Në padinë drejtuar Huawei, CNEX pretendon se Xu është përfshirë në tentativa për të vjedhur informacione teknike të bordeve të memorieve nga CNEX.

Vetë Huawei pranoi se Xu ka kërkuar informacion rreth CNEX por mohoi akuzat për vjedhje të sekreteve tregtare.

Nga ana tjetër Huawei thotë se bashkëthemeluesi i CNEX, një ish punonjës i Huawei larguar në 2013 kishte përdorur teknologjinë dhe patentat e Huawei për të ndërtuar teknologjinë e disqeve solide të CNEX.

CNEX u kundërpërgjigj duke thënë se Huawei kishte tentuar ti vidhte teknologjinë e madje të grumbullonte më shumë informacion përmes padisë.

Aktualisht çështja mbase nuk është më e rëndësishmja për Huawei. Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv i cili u ndalon kompanive Amerikane të bëjnë biznes me Huawei nga frika se infrastrukturat e telekomunikimit të Huawei mund të përdoren në spiunazh nga qeveria Kineze.

Menjëherë pas urdhrit të Trump Google, ARM dhe Microsoft shkëputen lidhjet me Huawei. /PCWorld Albanian