Beqaj: Kosova me kod shtetëror bëhet subjekt i trafikut ndërkombëtar

E publikuar: 29/09/2016 14:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Besim Beqaj, ka deklaruar se Kosova me kod shtetëror bëhet subjekt i trafikut ndërkombëtar.

Në fjalën e tij në Kuvend, Beqaj tha se ky kod shtetëror është i lidhur ngushtë me anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

“Dua të them që ka pasur komunikime me ITU, angazhime me Shqipërinë në drejtim të rrugëve ligjore, në drejtim të rezolutës së aprovuar në Kuvend. Sa i përket kodit shtetëror qëndrimi i grupit është se ky kod do të na mundësojë që trafiku ndërkombëtar i komunikacionit të shkoj drejtpërdrejt nga Kosova, përderisa deri më tani ky trafik është bërë përmes Monakos dhe Serbisë”, tha Beqaj.

Po ashtu, ai tha se tani do të kemi një rregullator që mënyrë sovrane rregullon procedurat.

“Efektet financiare të një marrëveshje të tillë janë të shumta. Qytetarët tanë tarifat i kanë pasur më të larta. Përmes kodit do të fitojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të paguajnë taksa për shfrytëzim të kodit tjetër”, shtoi Beqaj.