HTC prezanton një telefon të ri më 2 Nëntor

E publikuar: 26/10/2017 04:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe pse nuk pati një vit të shkëlqyer, HTC pushtoi titujt e lajmeve në 2017-ën. Prodhuesi Tajvanez solli HTC U11 pak muaj më parë.

Edhe pse ky telefon e ndihmoi të kishte një rritje me 8% krahasuar me një vit më parë, fitimet e kompanisë janë shumë larg asaj që kanë qenë në të kaluarën.

Ndërsa ca menduan se shitja e divizionit mobil tek Google mund ti ketë dhënë goditjen përfundimtare prodhimin të telefonëve me këtë markë, kjo nuk ka për të ndodhur.

Një tjetër telefon nga HTC po vjen për këtë vit. Në rrjetin social Twitter kompania publikoi një foto me një datë dhe një telefon në sfond.

Kompania shkruante: “Do ta shikoni të gjithën më 2 Nëntor.” Nga fotoja mund të shohim një telefon me skaner të shenjave të gishtërinjve dhe një kamër shoqëruar nga një dritë e dyfishtë LED.

Hera e fundit që një telefon HTC kishte një skaner të vendosur në pjesën e pasme ishte 2013-ta me One Max.

Çfarë telefoni po prezanton HTC? Ende nuk e dimë. Në muajt e fundit është folur për HTC U11 Life dhe HTC U11 Plus.

U11 Life thuhet se do të jetë telefon Android One me specifikat të rangut të mesëm. Ndërkaq U11 Plus do të jetë një flagship i cili do të konkurrojë me Galaxy Note 8, LG V30 dhe Google Pixel 2 XL. /PCWorld Albanian