HTC prezantoi pajisjen e parë të dedikuar të realitetit virtual Vive Focus

E publikuar: 14/11/2017 18:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

HTC prezantoi zyrtarisht një pajisje të dedikuar të realitetit virtual të quajtur Vive Focus.

Pajisja all-in-one nuk ka nevojë të lidhet me një kompjuter apo një telefon në mënyrë që të funksionojë.

Kjo lëvizje vjen një muaj pasi divizioni i realitetit virtual të Facebook, Oculus, zbuloi planet për një pajisje të dedikuar.

HTC nuk dha as datën e as çmimin e Focus por tha se do të dilte në shitje fillimisht në Kinë.

Në të njëjtën kohë HTC tha se kishte ndërprerë bashkëpunimin me Google për ndërtimin e një pajisje të dedikuar bazuar në teknologjinë e Daydream.

Vive Focus ka një ekran AMOLED dhe sensorë të brendshëm për të identifikuar drejtimin e shikimit të përdoruesit.

Pajisja ofron mbështetje për lëvizjet 6 gradëshe. Aktualisht pajisjet e realitetit virtual kanë një liri lëvizjeje vetëm 4 gradë.

Me një lëvizje prej 6 gradësh përdoruesit mund të kthejnë kokën para dhe pas duke fituar një sense prezence në skenën virtuale.

Produkti do të rrisë rivalitetin mes HTC dhe Oculus. /PCWorld Albanian